Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I/ Braho: Ndryshimet Në Kodin Elektoral Sipas Rekomandimeve Të Osbe/Odir
English

I/ Braho: Ndryshimet Në Kodin Elektoral Sipas Rekomandimeve Të Osbe/Odir

TIRANE, 20 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Partitë politike duhet të mblidhen sa më shpejt në një tryezë bisedimesh për ndryshim të mënjëhershëm të kodit zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIR, shprehet në një intervistë për ATSH, Sekretari për reformën zgjedhore dhe çështjet ligjore në LSI, Spartak Braho. Ai shpjegon të gjitha pikat e platformës për ndryshime në kodin zgjedhor të LSI-së, e cila i mbahet idesë së saj që sistemi zgjedhor duhet të jetë sistem zgjedhor proporcional në nivel kombëtar. ATSH: Ndërsa po afrohen zgjedhjet lokale, a i ka përcaktuar LSI idetë themelore të platformës së saj për cështjet kryesore të kodit zgjedhor? Në memorien politike për aktivitetet që lidhen me reformat zgjedhore të kaluara është evident fakti se LSI ka qënë aktive, konstruktive dhe propozuese vazhdimisht për to. Madje dua të kujtoj që në vitin 2005 e më pas në 2007, ne kemi paraqitur platformë për reformën zgjedhore, e cila iu dërgua në atë kohë të gjitha forcave politike kryesore dhe Presidentit të Republikës. Kemi qënë aktivë dhe kemi insistuar në çështje kardinale që lidheshin me ndryshime në sistemin zgjedhor, që kishin të bënin më ndryshime në Kushtetutë. Kemi qënë të idesë që sistemi zgjedhor duhet të ishte sistem proporcional në nivel kombëtar, jo ky që është sot. Sepse ky që është ka difekte, që lidhen me përjashtimin, humbjen dhe firot e mjaft elementëve të votimit siç është dhe numri i votave. Së pari, një forcë politike në një rajon mund të mbetet për shumë pak vota pa arritur atë që synon, ndërkohë që ato humbasin dhe nuk llogariten në nivel kombëtar. Së dyti, nuk kemi qënë dakort me ndryshimin që iu bë heqjes së KQZ-së në organ Kushtetues. Me shumë këmbëngulje madje, por në mënyrë të sforcuar, ne arritëm që t'u impononim dy forcave politike në vënd që të rritet përfaqësimi i partive politike në KQZ, ku u fut edhe LSI. Por në vitin 2009, me ndryshimet e errëta të Kushtetutës, KQZ si institucion kushtetues u shkri dhe ky nivel përfaqësimi u zvogëlua në mënyrë drastike, të pakuptimtë, të qëllimshme edhe në nivelin e komisioneve zonale dhe qëndrave të votimit. Me këtë kod që kemi, fletët e votimit i numërojnë vetëm dy forcat politike kryesore, PD-PS. Pra, ky është përsëri një handikap, që duhet të korigjohet dhe e kemi paraqitur në platformën tonë zgjedhore. Së treti, e rëndësishme është edhe cështja e mënyrës së numërimit të votave,ose që quhet "administrim i votimit". Kjo cështje lidhet me numërimin elektronik, që tregoi hapur se ishte difektoz, që jo vetëm nuk prodhoi dhe nuk vërtetoi elementët e saktësisë, por kemi bindjen, që jo vetëm partitë e tjera të vogla, por edhe LSI u dëmtua në mënyrë skandaloze. Janë mijëra vota, të cilat qëllimisht janë numëruar për llogari të forcave të tjera politike. Ndaj kjo mënyrë duhet të sistemohet dhe të rregullohet ndryshe. ATSH: Atëhere, procedurat e veprimtarisë së KQZ a mendoni se duhen ndryshuar? Procedurat e veprimtarisë së KQZ kështu siç janë, janë të pasakta. Tashmë debati i dy forcave kryesore politike ka mbetur tek fakti se a kanë të drejtë dy anëtarët e KQZ-së të hapin apo të mos hapin kutitë? Kjo është një çështje që duhet saktësuar me ekzaktësi dhe në kuadër të korigjimeve, vlen të përsoset, sikurse dhe cështjet e ankimimit të vendimeve të institucineve qoftë të KZAZ-së, qoftë të KQZ-së, pra të tëra procedurat që lidhen me gjykatën zgjedhore.(vijon)/n.m/
KOMENTE