Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ii/ Braho: Ndryshimet Në Kodin Elektoral Sipas Rekomandimeve Të Osbe/Odir
English

Ii/ Braho: Ndryshimet Në Kodin Elektoral Sipas Rekomandimeve Të Osbe/Odir

TIRANE, 20 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Partitë politike duhet të mblidhen sa më shpejt në një tryezë bisedimesh për ndryshim të mënjëhershëm të kodit zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIR, shprehet në një intervistë për ATSH, Sekretari për reformën zgjedhore dhe çështjet ligjore në LSI, Spartak Braho. Ai shpjegon të gjitha pikat e platformës për ndryshime në kodin zgjedhor të LSI-së, e cila i mbahet idesë së saj që sistemi zgjedhor duhet të jetë sistem zgjedhor proporcional në nivel kombëtar. ATSH: Cili është opinioni i LSI lidhur me hartimin e listave zgjedhore dhe pjesmarrjes në votime të emigrantëve? Ky ka qënë një opsion i hershëm i LSI pasi ne kemi këmbëngulur që pjesëmarrja e emigrantëve në votime duhet të jetë e domosdoshme. Strukturat shtetërore duhet të përgatiten të ndërtojnë tërë logjistikën bashkë me kuadrin ligjor, që do të mundësojnë votimin e emigrantëve vecanërisht për zgjedhjet politike. Moment tjetër që duhet riparë, janë procedurat e hartimit të listave zgjedhore, çështje që lidhet me përsosjen e verifikimit jo vetëm të listave, por dhe të pjesmarrësve dhe dokumentacionit që ata paraqesin. Tashmë duhet unifikuar qëndrimi i shtetasve që marrin pjesë në votime. Është e pafalshme që tani të diskutohet pjesmarrja në votime me certifikata, apo pa to, ndërsa duhet këmbëngulur që të gjithë shtetasit, (si detyrim ligjor), të pajisen me dokument identifikimi të pakontestueshëm, pasi ende në këtë çështje ka dyshime për falsifikim të këtyre dokumentave. Kjo çështje duhet të ndreqet në mënyrë të tillë që të tëra forcat politike të hyjnë pa paragjykime për lista zgjedhore në votim. Edhe ndërtimi i koalicioneve zgjedhore është çështje që duhet riparë bashkë me atë që quhet "prag elektoral". Ne jemi për uljen e këtij pragu, dhe këtë e kemi theksuar edhe më parë. Si LSI mbetemi të hapur për cdo lloj propozimi për ndryshim, riformulim, rikorigjim, qoftë duke vajtur edhe në konsensusin për ndryshimin e Kushtetutës për çështje që ajo i ka të përcaktuara. Korpusin kryesor të vërejtjeve duhet ta përbëjnë vërejtjet që kanë bërë institucionet kryesore ndërkombëtare OSBE/ODIR, që kanë monitoruar vazhdimisht zgjedhjet dhe vërejtjet e tyre të paraqitura dhe në raportin përfundimtar, duhet të jenë pikë shqyrtimi dhe korigjimi. ATSH: Opozita vazhdon të këmbëngulë për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërsa tre ditë më parë PE ka kërkuar rol aktiv të dy forcave më të mëdha politike në vënd për rregullime ligjore të kuadrit zgjedhor. Cili është opinioni juaj mbi këtë çështje? Me rekomandimin e fundit të Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera të Parlamentit Europian, çështjet e hapjes apo jo të kutive, pothuajse janë fikur. Pjesmarrja e opozitës në jetën parlamentare do të thotë pjesmarrje aktive në çështje kardinale, që lidhen me integrimin e vëndit, atë politik e ekonomik, por edhe me çështjet e reformës zgjedhore, ndryshime në kodin zgjedhor dhe me ngjarje të pritshme të rëndësishme siç janë zgjedhjet e ardhshme lokale. Pra, kryefjala tashmë mbetet reforma zgjedhore për t'i paraprirë dhe për të mos lënë për ditën e fundit ndryshimet dhe reformen zgjedhore, sikurse ka ndodhur. Kjo do të thotë se funksioni kryesor i opozitës së sotme, duhet të jetë roli aktiv i saj në këtë reformë. Personalisht, nuk dua të besoj tek ideja, që opozita do të vazhdojë të mbetet në bisht të situatës. Gjykoj që atje ka elementë me përvojë politike shumë vjeçare, që do t'a detyrojnë liderin e saj të dalë nga pozicioni i llogores ku ka hyrë dhe të shikojë që e ardhmja e suksesshme, apo jo e opozitës, lidhet me rolin e saj aktiv. E ardhmja e opozitës lidhet me një zhvillim politik të rëndësishëm sic është aktivizimi në çështje të reformës zgjedhore. Sepse në fund të fundit, atje do të masë edhe veten, atje forcat politike do të shikojnë se sa peshojnë, dhe mbi bazën e rregullave të lojës, do të hyjnë në luftën apo në betejën elektorale, pra në zgjedhjet e pritshme të ardhshme lokale. Ky duhet të jetë synimi i opozitës. Nëqoftëse ajo e ka paragjykuar rezultatin e saj si negativ, natyrisht që do të vazhdojë të jetë jo konstruktive, ç'ka do t'a rrudhë akoma më tej atë. /n.m/
KOMENTE