Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Ekzekutohet Me Varje Abdolmalek Rigi, Kreu I Rebelëve Sunitë Jundullah
English

Iran - Ekzekutohet Me Varje Abdolmalek Rigi, Kreu I Rebelëve Sunitë "Jundullah"

TEHERAN, 20 qershor /ATSH-ANSA/ - Kreu i rebelëve sunitë në juglindje të Iranit, Abdolmalek Rigi, u ekzekutua me varje sot në Teheran, në burgun e Evin. Agjencia e lajmeve Isna njofton se Rigi, arrestuar më 23 shkurt të këtij viti, u dënua me vdekje në bazë të ligjit islamik si "armik i Zotit" dhe "i korruptuar në Tokë" pasi "rezultoi fajtor për 79 akte kriminale", përfshi sulme me bomba, vrasje, rrëmbim personi dhe bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete. Rigi është akuzuar nga autoritetet e Teheranit se mbështetej nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Izraeli dhe Pakistani. Agjencia e lajmeve Isna njofton gjithashtu se Rigi është takuar dje me familjet e viktimave të cilave u ka kërkuar mëshirë dhe falje, diçka që nuk i është pranuar. Dhe mëngjesin e sotëm disa nga familjarët e viktimave ishin të pranishëm gjatë varjes së tij. Ekzekutimi i tij nuk ishte lajmëruar më parë. Anëtarët e grupit "Jundullah" i përkasin etnisë së Balukëve, e cila përfaqëson një pjesë të rëndësishme të popullsisë në provincën Sistan-Balukistan. Ata i përkasin sektit sunit, në një vend si Irani ku 90 për qind e popullsisë i përket sektit shiit, ashtu si regjimi. Atentati më i madh për të cilin është akuzuar grupi "Jundullah" është ai i 18 tetorit të vitit 2009 në lokalitetin Pishin, ku shpërthimi i një bombe shkaktoi më shumë se 40 të vdekur, ndër të cilët rreth 15 anëtarë të Pasdaranëve. /e.v/
KOMENTE