English

Iran - Karoubi Vazhdon Luftën Kundër "Skandalit" Të Qershorit Të 2009-Ës

TEHERAN, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Rizgjedhja e presidentit Mahmoud Ahmadinexhad në qershor të vitit të kaluar që u apsua nga shtypja e dhunshme e protestave është një ''skandal që nuk do të mund të harrohet dhe as të fshihet kurrë", deklaroi sot lideri i opozitës reformatore Mehdi Karoubi, me shprehjen e angazhimit të tij në vazhdimin e luftës "deri në fund" për të drejtat e popullit iranian. "Votimet e kaluara kanë grabitur të drejtën e cila nxiti protestat dhe përbën një skandal që nuk do të harrohet kurrë", deklaroi ish-kryetari i parlamentit përmes një "letre të drejtuar popullit iranian" të publikuar në faqen e tij të internetit www.Sahamnews.org. "Si mund t'u mohohet njerëzve e drejta për të kundërshtuar diçka që e konsiderojnë të padrejtë dhe në vend të kësaj të dërgohen në Kahrizak , qendër burgimi shumë famëkeqe ku pjesa më e madhe e të burgosurve vdesin, ndërkohë që prej aty do të shkojnë drejt varrezave?", pyeste Karoubi në letrën e tij të publikuar në ditën e përvjetorit të protestave më të përgjakshme që pasuan deklarimin e rizgjedhjes së Ahmadinexhadit në postin e presidentit. Mbi dhjetë persona kanë mbetur të vdekur më 20 qershor të vitit 2009, sipas televizionit shtetëror iranian. Ndër viktimat ndodhej edhe një studente Neda Soltan, vdekja e të cilës u shkaktua nga një goditje me armë zjarri dhe u filmua rastësisht, ndërkohë më pas ky videoregjistrim bëri xhiron e botës në pak orë, fakt që nxiti një indinjatë të thellë në komunitetin ndërkombëtar he mbarë botën./ /i.p/
KOMENTE