Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izraeli Do Të Autorizojë Hyrjen Në Gaza Të Të Gjitha Mallrave Për Qëllime Civile
English

Izraeli Do Të Autorizojë Hyrjen Në Gaza Të Të Gjitha Mallrave Për Qëllime Civile

JERUSALEM, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Izraeli vendosi të autorizojë hyrjen në Rripin e Gazës të të gjitha "mallrave që do të përdoren për qëllime civile", duke penguar në të njëjtën kohë trafikun e armëve, njoftoi sot një burim qeveritar izraelit. "Angazhohemi të bëjmë të mundur futjen e mallrave për përdorim civil për popullsinën civile të Rripit të Gazës", i deklaroi AFP-së një zyrtar i lartë qeveritar. "Duke filluar nga sot, është hapur drita jeshile për futjen në Gaza të të gjitha mallrave me përjashtim të pajisjeve ushtarake dhe materialeve që mund të forcojnë makinën e luftës së Hamasit, lëvizja islamike që kontrollon Rripin e Gazës", shtoi ky zyrtar. Ky vendim, i njoftuar pjesërisht të premten, bëhet pas presioneve të shumta ndërkombëtare për heqjen e bllokadës së vendosur në Rripin e Gazës, të cilën po përpiqej ta thyente një flotilje me ndihma ndërkombëtare e marrë nën kontroll nga ushtria izraelite më 31 maj. Ky operacion solli vdekjen e nëntë pasagjerëve turq, duke shkaktuar protesta të shumta në botë. Në të njëjtën kohë Shtëpia e Bardhë njoftoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do të takohet me presidentin amerikan Barack Obama më 6 korrik në Uashington. /I.Pu.
KOMENTE