English

Kongo/Kamerun - Një Avion Me 11 Persona Konsiderohet I Zhdukur

JAHUNDE, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Një avion që transportonte 11 persona, gjashtë prej të cilëve australianë, dy francezë, dy britanikë dhe një amerikan për llogari të një kompanie minerare, konsiderohet i zhdukur që prej të shtunës, njoftoi sot ministri i Komunikacionit të Kamerunit. "Ministria e Komunikacionit e vë në dijeni opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar se një aeroplan i tipit Casa C212 që shfrytëzohej nga kompania kongoleze "Aero-Services" i marrë me qera nga kompania "Cam-Iron", që ishte nisur nga aeroporti Jahunde për të shkuar në Jangadu, në veriperëndim të Kongos, konsiderohet i zhdukur", deklaroi ministri i Komunikacionit Issa Thiroma Bakary në ministrinë që ai drejton në Jahunde. "Avioni kishte në bord 11 persona, nëntë prej të cilëve pasagjerë dhe dy anëtarë ekuipazhi mes të cilëve gjashtë australianë, dy francezë, një amerikan dhe dy britanikë", vazhdoi ministri. /I.Pu.
KOMENTE