Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Permbyllen Ditet E Kultures Ne Mitrovice
English

Kosove - Permbyllen "Ditet E Kultures" Ne Mitrovice

PRISHTINË, 20 Qershor/ATSH-B.Jashari/.- Organizuar nga Komuna e Mitrovicës, në Shalë të Bajgorës, është përmbyllur sot manifestimi tradicional "Ditët e kulturës" që është organizuar nga Komuna e Mitrovicës, ku gjatë 20 ditëve jane organizuar aktivitete të shumta që e kanë gjalleruar jetën kulturore në qytetin verior të Kosovës. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Artan Osmani, tha se në kuadër të "Ditëve të kulturës" janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore, sportive etj. "Ka pasur promovime librash, aktivitete teatrale si, Festivali i komedisë, ekspozita, koncerte me ansamble folklorike, turne sportive etj", theksoi ai. Osmani theksoi se në përgjithësi ka qenë një periudhë shumë e ngjeshur me aktivitete, duke u shprehur se "është parë një interesim në rritje i qytetarëve dhe ky ka qenë inkurajimi më i mirë për që të vazhdohet edhe më tej". /a.ke/
KOMENTE