Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kume: Kompromisi Politik Te Mos Bjere Ndesh Me Parimet E Shtetit Te Se Drejtes Dhe Kushtetuten
English

Kume: Kompromisi Politik Te Mos Bjere Ndesh Me Parimet E Shtetit Te Se Drejtes Dhe Kushtetuten

- Ish kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume thotë për ATSH-në se "zgjidhja e situatës politike mund të vijë nëpërmjet ndërhyrjes në Kodin Zgjedhor dhe për këtë kërkohet kompromis politik"- TIRANË, 20 Qershor/ATSH-Maela Marini/.-Të gjitha procedurat ligjore, përmes të cilave mund të arrihet në një zgjidhje të situatës politike në vend, i shpjegon në një intervistë për ATSH-në, Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume. Lidhur me ndryshimet që duhet të pësojë Kodi i ri Zgjedhor, Kume vë theksin në depolitizimin e administratës zgjedhore nga nivelet më të ulëta të saj, grupet e numërimit, ose komisionet e qendrave të votimit. "Ndoshta është koha të diskutojmë për të eksperimentuar në formë-pilot votimin elektronik, meqënëse jemi para zgjedhjeve lokale ku mund të provohet a ka kushte dhe çfarë sjell ky proces", tha Kume. Cilat janë hapësirat ligjore për zgjidhjen e kësaj situate, nisur edhe nga sugjerimet e ndërkombëtarëve që çështja ti drejtohet Gjykates Kushtetuese dhe ajo mund të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias për hapjen e kutive? Ndërkombëtarët rekomandojnë që të zgjidhet ngërçi politik me kushtin që të respektohet legjislacioni zgjedhor dhe Kushtetuta e Shqipërisë dhe të sigurohet transparenca maksimale e mundshme e procesit të kaluar zgjedhor. Të dyja këto kërkesa për ta, janë të barazvlershme. Pyetja që mund të shtrohet në këtë rast është nëse kuadri ligjor aktual i ka hapësirat e nevojshme për të realizuar këtë transparencë që kërkohet. Unë mendoj se nuk i ka këto hapësira, sepse po ti kishte, nuk do të kishte probleme. Mjafton që të zbatohet ai kuadër dhe gjithçka realizohet. Kur kërkohet që për zgjidhjen e situatës të respektohet kuadri ligjor, çfarë nënkuptohet? Kjo do të thotë që kompromisi që mund të realizojnë dy krahët e politikës shqiptare të jetë i tillë, që ndryshimi që ai do të sjellë pas kësaj në kuadrin ligjor, të mos bjerë ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Kërkohet që forcat politike të bien dakord jashtë paramentit për rrugën që duhet të ndjekin për zgjidhjen e problemit, me synimin e realizimit të transparencës sa më të madhe të mundshme të procesit. pas kësaj të shkojnë në parlament dhe të formalizojnë në termat ligjore në formën e amendimit të Kodit Zgjedhor kompromisin që kanë bërë jashtë sallës së Kuvendit. Pra zgjidhjen e krizës, unë e shoh jo nëpërmjet zbatimit të këtij kuadri ligjor që ne kemi, pra Kodit Zgjedhor, por përmes ndërhyrjes në Kod. Pastaj nëse dy kahët e politikës shqiptare bien dakord që të ndërhyjnë në Kod, problemi shtrohet te përputhshmëria e vendimit të parlamentit me Kushtetutën. Kompromisi në këtë rast do të ishte që ti jepet e drejta komisionit Ad Hoc të administrojë materialet zgjedhore duke ndryshuar Kodin, në mënyrë që materialet zgjedhore të shikohen para se të shkojnë në arshivën e shtetit. Maxhoranca nuk pranon që të verifikohen materialet zgjedhore, sepse nuk mund të anashkalojë ligjin, i cili parashikon se me përfundimin e procesit, është KQZ që ka detyrën të administrojë materialet zgjedhore. Kur duhet t'i drejtohen palët Gjykatës Kushtetuese? Në këtë rast, pas arritjes së këtij konsensusi për ndërhyrje në Kod, palët politike mund t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesën: A është kushtetuese që parlamenti kërkon të amendojë Kodin Zgjedhor dhe ti marrë të drejtën KQZ-së për administrimin e materialeve zgjedhore duke ia dhënë këtë të drejtë komisionit Ad Hoc parlamentar. Atëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte i formës së prerë dhe i detyrueshëm për këdo. Cilat janë sipas jush ndryshimet që duhet të kryhen në Kodin e ri Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme? Politika shqiptare nuk duhet të merret vetëm me zgjidhjen e këtij ngërçi politik. Nuk do ta konsideroja normale në rast se energjitë e shpenzuara për zgjidhjen e kësaj situate do të shternin energjitë e klasës politike për të realizuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht kjo gjë nuk mund të bëhet tani, por duhet patjetër të bëhet me fillimin e vjeshtës, kur të rifillojnë punimet e parlamentit. Janë rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe një varg i tërë përvojash që dalin nga zbatimi i kodit aktual elektoral, që nxisin nevojën për ndryshime. Kryesisht puna duhet të përqendrohet në gjithë aspektet që kanë të bëjnë me administrimin e procesit zgjedhor. Nëse duhet të mbajmë këtë administratë zgjedhore të ndërtuar sipas parimit të balancimit dhe përfaqësimit politik, apo të fillojë diskutimi dhe të arrihet deri në zgjidhje që çojnë në ndryshime thelbësore. Pra, të nisë procesi i depolitizimit të administratës zgjedhore nga nivelet më të ulëta të saj: grupet e numërimit ose komisionet e qendrave të votimit, të cilat duhet të ndërtohen mbi bazën e parimit të profesionalizmit dhe jo të parimit të përfaqësimit politik. Mund të shikohet mundësia që procesi i numrimit dhe vlerësimit të votave të bëhet përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit, pra, nëpërmjet skanimit. Për të mos thënë se ndoshta është koha të diskutojmë për të eksperimentuar në formë pilot votimin elektronik, meqënëse jemi para zgjedhjeve lokale ku mund të provohet a ka kushte dhe çfarë sjell ky proçes./n.m/
KOMENTE