Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News/ Durrës: Reshje Shiu Në Ditën E Parë Zyrtare Te Stinës Së Verës
English

Soft News/ Durrës: Reshje Shiu Në Ditën E Parë Zyrtare Te Stinës Së Verës

DURRES, 20 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Shtërngatat dhe reshjet e shiut po karakterizojnë ditën e parë zyrtare të stinës së verës në rajonin bregdetar të Durrësit, pasi fundjava e tretë e qershorit, që sivjet përkoi me ditën e parë të solsticit veror, që në orët e para të ditës ka "shkarkuar" një shi të rrëmbyer. Pasojat e tij janë ndjerë veçanërisht në kryqëzimet e arterieve kryesore të rrugëve në hyrje të Durrësit si dhe në rrugët "Aleksandër Goga" dhe "Taulantia", ndërsa bllokime të përkohshme kanë patur dhe rrugët në lagjet e Shkozetit, si dhe në ato 16 dhe 18 në pjesën veriore të Durrësit. Sipas burimeve të Bashkisë, punonjësit dhe mjetet e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit dhe ata të komunales në plazh po punojnë për të normalizuar situatën. Në fundjavët e para të qershorit në Durrës dhe në plazhet në jug dhe në veri të qytetit, kanë mbërritur mijra pushues ditorë nga qytetet të ndryshme, si dhe shumë qytetarë kosovarë, të cilët duke përfituar nga koha e shkurtër e udhëtimit në rrugën e re Durrës-Kukës-Morinë, i kanë paraprirë pushimeve verore me vizita 2-ditore në qytetin më të frekuentuar bregdetar në vend. Po duket se sot çadrat e plazhit gjatë ditës mund të zëvëndësohen edhe nga çadrat e shiut, pasojë e "kapriçove" të motit në këtë zëvëndësim të stafetës së stinëve./n.m/
KOMENTE