English

Sport-Botëror/ Brazili Tregon Potencialin E Vërtetë Ndaj Bregut Të Filidishtë

TIRANË, 20 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Brazili i drejtuar nga trajneri Dunga tregoi potencialin e vërtetë, me performancën e shfaqur kundër Bregut të Fildishtë. Luis Fabiano është heroi i ndeshjes, pasi shënoi dy nga golat e fitores. I ndodhur në avantazh, sulmi brazilian vazhdon të tentojë për thellim të rezultatit dhe në minutën '62, Elano godet dhe topi përfundon në rrjetë. Edhe pse i lënduar, ylli i skuadrës afrikane Didier Drogba mori pjesë në lojë dhe misioni i tij ishte tentativa për të udhëhequr ekipin, me synim ndryshimin e rezultatit. Goli i vetëm i shënuar prej tij u realizua në minutën '79.\ Në prag të përfundimit të ndeshjes, kombëtarja braziliane merr një goditje të rëndë, kur Kaka penalizohet me kartonin e dytë të verdhë, i konvertuar në të kuq dhe mungesë në ndeshjen e radhës. Brazili siguroi kalimin në raundin tjetër të botërorit, pasi kryeson me 6 pikë Grupin G. Pas tij renditen Portugalia dhe Bregu i Fildishtë me nga 1 pikë dhe Koreja e Veriut me 0 pikë. Grupi G Brazil - Bregu i Fildishtë 3-1 Shënues: Luis Fabiano 25' 51', Elano 62'/ Drogba 79' Brazil (4-2-3-1): Julio Cesar, Maicon, Lucio, Juan, Bastos, Gilberto Silva, Felipe Melo; Elano (Dani Alves ), Kakà, Robinho; Luis Fabiano. Trajner. Karlos Dunga Bregu i Fildishtë (4-3-2-1): Barry; Demel, Kolo Touré, Zokora, Tiené; Eboué (Romaric), Yaya Tourè, Tioté; Dindane (Gervinho), Kalou (Keita); Drogba. Trajner: Sven Goran Eriksson.
KOMENTE