Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ukrainë - Kryeministri: Nuk Do Të Ketë Shkrirje Mes Gazprom Dhe Naftogaz
English

Ukrainë - Kryeministri: Nuk Do Të Ketë Shkrirje Mes Gazprom Dhe Naftogaz

KIEV, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Nuk do të ketë shkrirje mes gjigandit rus të gazit "Gazprom" dhe shoqërisë energjetike shtetërore ukrainase "Naftogaz", u shpreh kryeministri ukrainas Mykola Azarov në televizionin ukrainas, i cituar nga agjencia Interfax. "Nuk do të ketë asnjë shkrirje", tha prerë ai në një intervistë për televizinin 1+1. "Por, do të ketë kërkime për një formë organizimi që do t'u bëjë të mundur dy kompanive të bashkëpunojnë", shtoi Azarov. Moska i ka shtuar ftesat e nënkuptuara drejtuar Kievit që ai të pranojë një shkrirje mes Gazpromit, prodhuesi më i madh në botë i gazit dhe shoqërisë energjetike shtetërore ukrainase Naftogaz, në vështirësi financiare. Megjithatë, në mes të majit, presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, e vlerësoi "të pamundur" një shkrirje të tillë, vetëm nëse do të bëhet me pjesë të barabarta. Homologu i tij rus Dmitri Medvedev theksoi më tej se bisedimet mund të mos çojnë në shkrirjen e plotë të dy kompanive, por në atë të "disa pjesëve" të aktivëve të tyre ose në krijimin e "ndërmarrjeve të përbashkëta" me pjesëmarrjen e tyre. Më 8 qershor, Ianukoviç deklaroi për herë të parë se vendi i tij parashikon një këmbim aktivësh energjetikë me Moskën që, sipas tij, do t'u bëjë të mundur kompanive ukrainase të marrin pjesë në prodhimin e hidrokarbureve në Rusi. /I.Pu.
KOMENTE