English

Vlorë: Mot Me Shira Dhe Vranësira, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 20 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Kushtet meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme. Pas reshjeve që ranë gjatë natës, moti karakterizohet nga vranësira, të cilat do të shtohen veçanërisht në pjesën e dytë të ditës, pa përjashtuar dhe reshje të tjera shiu. Por kjo situatë nuk do të ndikojë në kushtet e lundrimit të cilat parashikohet të jenë normale, ndërsa vlerat e temperaturave do të shënojnë ulje të mëtejshme, krahasuar me një ditë më parë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Jugperëndim me shpejtësi nga 6-8 m/sek, deri në 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 28-30 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur./n.m/.
KOMENTE