Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Pushuesit Nga Kosova Pushtojne Plazhet
English

Vlore: Pushuesit Nga Kosova Pushtojne Plazhet

VLORE, 20 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Qindra pushues nga Kosova kanë mbërritur sot në qytetin e Vlorës, për të kaluar fundjavën në plazhet e këtij bregdeti. Kadriu, një 55 vjeçar nga Prizreni, thotë për ATSH-në se, ka ardhur së bashku me familjen e vet të përbërë nga dy fëmijët (djemtë) dhe bashkëshortja, për të kaluar dy ditë në këtë mjedis që, sipas tij, "është i mrekullueshëm". "Kam ardhur prej mesditës së djeshme (e shtunë) dhe do të qëndroj deri sot në orët e vona, kur do të nisem drejt Kosovës", thotë ai, teksa konsumon një kafe në lokalin pranë plazhit të vogël, menjëherë sapo kalon tunelin e Ujit të Ftohtë. Kadriu thotë se, ka ardhur edhe herë të tjera në Vlorë, por gjithmonë i duket se vjen për herë të parë. "Vlora, ashtu si edhe gjithë Shqipëria, po bëhen gjithmonë e më të bukura, prandaj dhe ne vijmë këtu me kënaqësi. Tashmë e kemi më të lehtë, sepse edhe rruga është shkurtuar mjaft. Brenda pak orësh, mbërrij këtu nga Kosova, sepse rruga e re (Morin-Durrës), po na ndihmon mjaft", shprehet Kadriu, ndërsa në dorë mban një nga të përditshmet shqiptare, të cilën po e lexon. Ashtu si 55 vjeçari, janë ketu edhe disa dhjetra të tjerë kosovarë të grupmoshave të ndryshme, të rinj dhe të reja. Vetëm në plazhin e vogël mes bllokut të vilave dhe tunelit të Ujit të Ftohtë, janë të paktën 20 çadra me pushues nga qytete të ndryshme të Kosovës, të cilët shijojnë diellin e kufizuar të ditës së sotme dhe ujin e kthjellët të detit. Ndërkohë, qindra të tjerë kanë zgjedhur mjedise të tjera bregdetare si, në Plazhin e Ri, në Orikum dhe më tej, deri në Dhërmi. /a.ke/
KOMENTE