Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Osh të Kirgizisë
English

Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Osh të Kirgizisë

Osh, 20 qershor, NOA - Qeveria e përkohshme e Kirgizisë ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin jugor Osh deri më 25 qershor. Këtë e bëri të ditur i ngarkuari i Shteteve të Bashkuara për hetimin e dhunës Robert Blake.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme amerikane për Azinë Qendrore kishte kërkuar që një hetim i tillë do të duhej të shoqërohej edhe nga një hetim ndërkombëtar.

"Shtetet e Bashkuara mbështesin hetimin për shkaqet e dhunës që ndodhi dhe po ndodh në Kirgizi. Pra që të kuptojnë të gjithë më mirë pse ka ndodhur kjo dhe që kjo të parandalohet në të ardhmen."

Në qytetin Osh, javëve të kaluara ka pasur trazira të rënda me motive etnike, ku sipas presidentes së përkohshme Rosa Otunbajeva, kanë vdekur deri 2000 njerëz.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth një milion njerëz kanë marrë arratinë.

NOA/DV

KOMENTE