English

Bruksel - Arrihet Marrëveshja Mbi Krijimin E Shërbimit Të Parë Diplomatik Evropian

BRUKSEL, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Shërbimi i parë diplomatik i Bashkimit Evropian që ka si qëllim të jetë zëri i Evropës në botë, do të jetë gati menjëherë pas arritjes së një marrëveshjeje pas disa javëve negociatash të vështira, njoftoi presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian. "Një marrëveshje politike është arritur mes përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme evropiane, të cilët patën mosmarrëveshje në lidhje me konturet ekzakte dhe mënyrën e funksionimit të këtij organizmi'', theksoi zëdhënësja e presidencës spanjolle në Bruksel, Cristina Gallach. Shërbimi i jashtëm evropian (SEAE) duhet të fillojë të funksionojë nga fundi i viti nën autoritetin e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Kjo ka të bëjë me një rinovim të Traktatit të Lisbonës që hyri në fuqi në fund të vitit 2009. Ky shërbim do të mbledhë funskionarë nga Komisoni Evropian, Këshilli i BE-së, që përfaqëson shtetet evropiane si dhe diplomatë kombëtarë të Bashkimit Evropian./ /ec/ a.jor.
KOMENTE