English

Ekon-Bsh Diskuton Me Perfaqesues Te Bankave Tregtare Ne Vend Mbi Vendimmarrjen Ne Poltiken Monetare

uvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaron ndërmarrjen e një politike të re për ndryshim të normës së interesit për kredinë- TIRANE, 21 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaron sot, gjatë një forumi me përfaqësues të bankave tregtare që operojnë në vendin tonë, se zhvillimet ekonomike në vend po diktojnë ndërmarrjen e një politike të re për ndryshimin e normës bazë të interesit për kredinë. Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Fullani tha se "Banka Qëndrore pritet të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në treg, për të bërë sa më realiste normat e interesit që aplikohen nga bankat e nivelit të dytë, duke kërkuar nga aktorët e këtij sektori të reagojnë shpejt në zbatim të kësaj nisme, e cila në thelb ka për qëllim një ndarje më të mirë të likuiditetit mes tyre". "Këto norma do të shërbejnë për të përcaktuar çmimet e produkteve bankare. Shënjestrimi i normave të interesit në termin afatshkurtër është një orientim drejt normave bazë të përcaktuar nga Banka Qëndrore", tha Fullani. Sipas tij, ky forum do të shërbejë për të marrë edhe mendimin e bankave për të implementuar këtë politikë të re. Normat e larta të interesit, sidomos për kreditë, por edhe për komisionet që aplikojnë bankat, janë problemi kryesor i tregut financiar, fakt ky i cili ka stepur ndjeshëm edhe kërkesën konsumatore për të marrë kredi. Nuk mund të ketë një ekonomi të zhvilluar mirë pa patur tregje të hapura dhe të mirërregulluara dhe banka që operojnë në kuadrin e tyre, u shpreh Fullani. Duke evidentuar domosdoshmërinë e zhvillimit të tregut ndërbankar si një sfidë e madhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik, Guvernatori theksoi se ky hap do të kontribuojë në mirëqenien e vendit. "Zhvillimi i këtij tregu bankar shërben direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe prandaj Banka e Shqipërisë nga ana e saj ka ndërmarrë hapa në zhvillimin e tregut të parasë përmes bankave, duke siguruar komunikim të qartë dhe të vazhdueshëm me operatorët privatë", tha ai. "Ekonomia shqiptare është fakt se po merr tiparet e një ekonomie tregu dhe duke paraqitur sfidat tipike të kohës", shtoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke përfunduar se paraqitet mëse e domosdoshme nevoja e hapjes së mëtejshme të saj. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qëndrore pritet të mblidhet në fund të muajit për të diskutuar mbi politikën monetare që do të ndiqet në periudhën në vazhdim. Sipas ekspertëve të ekonomisë, mundësitë janë për një ulje të mëtejshme të kostos së parasë, një masë kjo, e cila do të ndikojë në zvogëlimin e interesave të borxhit të qeverisë./s.s./
KOMENTE