English

Izraeli Lehtëson Bllokadën Për Rripin E Gazës

GAZA, 21 qershor /ATSH-MIA/ - Për herë të parë gjatë tre viteve të fundit Izraeli lehtësoi sot bllokadën për Rripin e Gazës, njoftuan burime të ndryshme. ''Deri në mesditë, mbi 150 kamionë me mallra kaluan në pikën jugore Kerem Shalom'', deklaroi një përfaqësues i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. "Tani gjithçka mund të transportohet në Gaza, pije, ushqime, veshmbathje, lojëra e tjerë", shtoi ai. Vendimi i qeverisë izraelite u përshëndet nga BE-ja, por edhe u kritikua nga një pjesë e politikanëve izraelitë./ a.jor.
KOMENTE