English

Kinë, shpërthim në minierën e qymyrit, shënohen 46 viktima

Kinë, 21 Qershor NOA - Dyzet e gjashtë persona kanë vdekur për shkak të një shpërthimi, në një minierë qymyri, në Kinë qendrore. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia kineze e re dhe u citua nga autoritetet lokale.

Shpërthimi ndodhi gjatë natës ndërmjet ditës së dielë dhe të hënë në rrethin e Weidong. Sipas televizionit zyrtar kinez, incidenti u shkaktua si pasojë e një depoje eksplozivësh. Numri i të vdekurve ende nuk është përfundimtar.

Sipas autoriteteve të qytetit të Pingdingshan, 72 minatorë janë bllokuar pas shpërthimit, por 26 ishin kishin arritur të shpëtonin duke dalë në sipërfaqe në mënyrë të sigurt.

r.b/NOA

KOMENTE