English

Kosova Ne Takimin Nderparlamentar Me Parlamentin Evropian Ne Bruksel

PRISHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, niset sot në një vizitë zyrtare në Belgjikë, ku do të qëndrojë deri më 24 qershor. Delegacioni nga Kosova do të marrë pjesë në takimin e tretë ndërparlamentar Parlamenti Evropian - Kosova, i cili do të mbahet më 22 dhe 23 qershor 2010 në Bruksel, bën të ditur zyra e shtypit e Parlamentit kosovar. Në përbërje të delegacionit janë edhe Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, Sabri Hamiti e Sllobodan Petroviq, anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës etj. /a.ke/
KOMENTE