Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Artistet Vleresojne Bekim Fehmiun
English

Kosove - Artistet Vleresojne Bekim Fehmiun

PRISHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Artist gjenial i kombit, është vlerësauar sot nga artistët kosovarë Bekim Fehmiu në një mbledhje perkujtimore në Prishtinë, ku janë shfaqur edhe fragmente të filmave të aktorit të madh. "Aktrimin e kishte mision jetësor, veprat ia sigurojnë pavdeksinë", tha aktori Bajrush Mjaku, duke përkujtuar Bekim Fehmiun dhe një takim me të në dhjetor të vitit të kaluar në Beograd, kur kishte shkuar me Teatrin Shqiptar të Shkupit për të shfaqur dramën "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", sipas romanit të shkrimtarit te mirenjohur shqiptar, Ismail Kadare, të cilën kishte shkuar ta shihte edhe artisti i madh shqiptar. Aktori Blerim Gjoci lexoi një letër, të cilën Bekim Fehmiu në qeshorin e vitit 2006 ia dedikonte Kinemasë ABC në Prishtinë, ku sot u mbajt tubimi perkujtimor. Në atë letër, artisti i madh me përmasa botërore, Bekim Fehmiu, falenderonte për atë se me modelin e monumentit Gjegj Kastriotit - Skënderbeu, punuar me argjend, ishte nderuar nga kjo kinema me ratin e 70 vjetorit të lindjes, për kontributin e dhenë në zhvillimin e kinematografisë. Gruaja e Bekim Fehmiut, Branka, po ashtu artiste, doli në skenë vetëm për të thënë se "ne të dy kemi kaluar 40 vjet së bashku, me shumë dashuri", ndersa djali, Uliks Fehmiu, lexoi një letër-testament të babait. "Njeriu këndon pas luftës. Unë kam shkelur në gjak deri në gju, e ëndrra më nuk kam.. Unë jam i etshëm për ajër, qumësht dhe pakëz vesë të bardhë të mëngjesit", lexonte Uliksi atë që kishte shkruar nga babai, artist e njeri i madh, jo vetëm i filmit, Bekim Fehmiu. Prezantuesja e aktorja, Gresa Pallaska, kërkoi nga të pranishmit e shumtë në tubimin perkujtimor që me një minutë duartrokitje të nderohet Bekim Fehmiu, por duartrokitjet, si nderimi më i madh për artistët, zgjatën më shumë, sikur nuk do pushojnë kurrë. Perkujtimorja e sotme në kryeqytetin e Kosovës ka pasuar "Ditët Homazh për Bekim Fehmiun" në Teatrin Kombëtar, të filluara pas lajmit për vetëvrasjen e artistit, në banesën e tij në Beograd, më 15 qershor. Edhe në Prizren është mbajtur këto ditë një tubim përkujtmor, ku është thënë se Bekim Fehmiu hapat e parë të artistit në skenë i ka hedhur në shoqërinë kulturore artistike "Agimi" të këtij qyteti, i cili është "vendlindja e tij e dytë" pas Sarejevës, ku ka lindur para 74 vjetëve, më 1 qershor 1936. Media kosovare ka përkujtuar se rrugëtimi jetësor i Bekim Fehmiut lidhet mes Sarajevës, Shkodrës, Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, mes tjerash, kanë theksuar edhe një vizitë në Shqipëri në pranverën e vitit 1972, në kulmin e karrierës së tij si artist me famë ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, Bekim Fehmiu ka luajtur 40 filma të metrazhit të gjatë si në kinematografinë jugosllave dhe atë evropiane, duke arritur madje edhe në Hollywood. Media përkujton edhe se në vitin 1987 Bekim Fehmiu në shenjë proteste kundër propagandës antishqiptare dhe përhapjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve, braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin. Në prill 2001 Bekim Fehmiu botoi autobiografinë "Shndritshëm dhe tmerrshëm", të cilën në fakt e kishte shkruar në vitin 1985. /a.ke/
KOMENTE