English

Kosove - Sejdiu E Bentler Bisedojne Per Aspekte Te Paqes, Sigurise E Stabilitetit Te Qendrueshem

PRISJHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti sot komandantin e KFOR-it, gjenerallejtnant Markus J. Bentler, me të cilin bisedoi për aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me paqen, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë. Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Sejdiu vlerësoi punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe po bën KFOR-i në Kosovë, si dhe për mbështetjen e gjithanshme që po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës në procesin e rëndësishëm të ngritjes profesionale të saj. Ndërsa Gjenerali Bentler ritheksoi se KFOR-i është në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë, paqësor dhe të lirë për të gjithë, si dhe për të garantuar paprekshmërinë dhe integritetin e saj territorial. /a.ke/
KOMENTE