English

Mançester dhe Real në sulm për Sneijder

Itali, 21 Qershor NOA - Merkatoja e këtij sezoni ka nisur tepër e tensionuar, ku janë të shumta klubet që po kërkojnë të mbyllin marrëveshje të rëndësishme që në fillim të saj.

Kështu dy skuadra tepër të rëndësishme evropiane, si Reali i Madridit dhe Manchester United janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e mesfushorit holandez të Interit, Uesli Sneijder.

Kështu, Murinjo kërkon të marrë sërish nën urdhrat e tij holandezin, pasi ai gjithmonë ka shprehur pëlqimin e tij në drejtim të lojtarit. Në krahun tjetër është dhe Alex Ferguson, i cili është i gatshëm të ofrojë në drejtim të ziklatrëve një shumë prej 24 milionë eurosh.

r.b/NOA

KOMENTE