English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 21 Qershor /ATSH/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e hënë, në shtypin shqiptar: Gazeta " Koha Jonë" KORRUPSION NË GJYKATË, PRANGA DY ZYRTARËVE Policia kap në flagrancë kancelarin e Gjykatës dhe kryepolicin e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale. Përfitim ryshfeti 500 mijë lekë, për të përshpejtuar ekzekutimin e vendimeve penale dhe civile. Tituj të tjerë: -Arkitektura, dalin datat e konkursit, detajet e tre fazave -Baraj-Akuza e PS: Ngrëçi politik, Berisha refuzoi ndërkombëtarë Gazeta " Shqip" ZGJEDHJET LOKALE, NIS SFIDA PËR KANDIDATËT E BASHKIVE PS pritet të kandidojë ata që ka, PD dhe LSI shqyrtojnë "bashkimin". Lista e pretendentëve. Tituj të tjerë: -Rezoluta e PE: Drejtësia shqiptare nën presion Universitet private kampuse me paratë e shtetit Gazeta " Panorama" KRIZA POLITIKE: EMAJTA DHE E DJATHTA E PE, PËRPLASJE PËR VIZAT Amendamentet e Rezolutës për Shqipërinë/ Të majtët dhe të djathtët në Parlamentin Europian përplasen për krizën politike në Shqipëri. Tituj të tjerë: Privatizimet, qeveria nxjerr në shitje stadiumin "Qemal Stafa" Përmbarimi mbledh 1 milionë dollarë të fajdeve Gazeta Shqiptare FALSIFIKIMI I PARAVE 18 TË AKUZUAR NË GJYGJ Përgjimet telefonike fusin në kurth bandën, mes tyre një femër. Baza e prodhimit të kartmonedhave 5 dhe 2 mijëlekëshe gjendej në Laprakë. "Trafiku" bëhej në "spitale". Tituj të tjerë: Ujësjellësi/ Cudia, maji faturohet 2.2 milionë lekë të vjetra Dekretet e Topit, skadon sot afati i shqyrtimit në Kuvend Gazeta "Standard" NDËRTIMET PA LEJE, GATI HIPOTEKIMI PËR MIJËRA DOSJE Dokumetet që duhet të plotësojë një qytetar, që kërkon të hipotekojë tokën pas procesit të legalizimit. Intervista flet drejtori i Hipotekës Arben Qirjako. Regjistrimi përfundon brenda 15 ditëve. Mbivendosja e pronave zgjidhja në Gjykatë. Tituj të tjerë: Zgjedhjet në PS, ndryshon Asambleja, i hapet rruga fshesës në kryesi Ditmir Bushati: Erion Veliaj do të jetë një nga 65 mijë anëtarët e PS-së./a.gjonaj/
KOMENTE