English

Shba - Mbreti Abdallah I Arabisë Saudite Pritet Nga Obama Në Uashington

UASHINGTON, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama do të presë mbretin Abdallah të Arabisë Saudite në Uashington të martën më 29 qershor, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë. ''Obama pret të takohet me mbretin Abdallah për riforcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite, si dhe çështje të të tjera që kanë lidhje me sigurisnë në Gjirin Persik dhe Paqen në Lindjen e Mesme'', theksoi Robert Gibbs, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, mbreti Abdallah, 86 vjeç, është nisur për Marok për pushime, ku me pas do të shkojë në Kanada ku do të marrë pjesë në samitin e G20 dhe më pas do të zhvillojë një vizitë në Uashington dhe Paris./ /ec/ a.jor.
KOMENTE