English

Afganistan - Isaf: Një Ushtar Humb Jetën Në Jug Të Vendit

KABUL, 22 qershor /ATSH-ANSA/ - Një ushtar i Forcës ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë (ISAF) humbi jetën dje në jug të Afganistanit, duke u bërë i dhjeti ushtar i huaj që gjen vdekjen brenda një dite. Në një komunikatë ISAF njoftoi se ushtari ndërroi jetë për shkak të plagëve që kishte marrë gjatë një sulmi të rebelëve. Nga fillimi i vitit 285 ushtarë të huajë kanë humbur jetën në Afganistan dhe 65 nga 1 qershori. /e.v/
KOMENTE