English

Alexis Sanchez futet në objektivat e Alex Ferguson

Itali, 22 Qershor 2010 NOA - Pas një sezoni mjaft të mirë tek skuadra e Udinezes dhe me provat e shkëlqyera që po jep në këtë Botëror, Alexis Sanchez po kthehet në një objektiv merkatoje për shumë klube të Evropës.

Kështu Alex Ferguson ka dërguar agjentët e tij për të vëzhguar lojtarin në këtë Botëror dhe duhet thënë se ata kanë mbetur të habitur nga performanca mjaft e mirë e Snachez dhe kanë pohuar se kanë gjetur zëvendësuesin e denjë të Cristiano Ronaldos.

Klubi i Udinezes kërkon një shifër prej 25 milionë eurosh për ta lënë të lirë lojtarin, por marrëveshja mund të arrihen dhe në një kuotë tjetër me klubin anglez të paktën siç bëhet e ditur nga shtypi britanik.

r.b/NOA

KOMENTE