Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 22 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 22 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- BLOEMFONTAIN/RUSTENBURG/POLOKWANE/DURBAN - Fillojnë ndeshjet e fundit sfidë për kualifikim, me mikpritësit e Mondialit, Bafana Bafana, të cilët do të ndeshen me një ekip francez në shkatërrim të plotë. Të dy ekipet kanë ende një shans të fundit për kualifikim, nëse dy konkurrentët e tyre të Grupit A, Uruguaji dhe Meksika nuk dalin barazim. Presidenti afrikanojugor Jacob Zuma dhe ministrja franceze e Shënetësisë dhe e Sporteve Roselyne Bachelot do të ndjekin ndeshjen. Grupi A: në Bloemfontain, Afrika e Jugut - Franca në orën 14:00, në Rustenburg, Uruguaji - Meksika (14:00). Grupi B: në Polokwane, Greqi - Argjentinë (18:30), në Durban, Nigeria - Koreja e Jugut (18:30). TË TJERA -------------- LONDËR - Ministri i Financave George Osborne paraqet përpara Dhomës së Komuneve (11:30) buxhetin e qeverisë konservatore të zgjedhur në maj. Ky buxhet "urgjence" për vitin fiskal 2010/2011 pritet të anojë nga ashpërsia dhe të përmbajë masa të rëndësishme për një rreptësi më të madhe ekonomike. NJU ORLINS - Ndjekje e situatës së shtresës së naftës të shkaktuar nga shpërthimi i platformës Deepwater Horizon në Gjirin e Meksikës. SAN FRANÇISKO - Presidenti rus Dmitri Medvedev fillon një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara gjatë të cilës do të vizitojë veçanërisht Silicon Valley, një nga vendet e krijimit të teknologjive më të larta të informatikës dhe internetit në Shtetet e Bashkuara. OSH/BISHKEK - Ndjekje e situatës në Kirgizistan një ditë pas tensioneve të reja në jug të vendit, pas akteve të dhunës ndëretnike të dy javëve të fundit. MOSKË - Konferencë e gjigandit rus të gazit Gazprom lidhur me furnizimet në Evropë, në kuadrin e tensioneve me Bjellorusinë, vend me të cilin kompania e kontrolluar nga shteti rus zvogëloi dje eksportet me 15 për qind për shkak të një konflikti financiar. BRUKSEL - Komisioneri evropian i ngarkuar me Konkurrencën, Joaquin Almunia paraqet rreth orës 13:00 raportin vjetor të konkurrencës në Komisionin Ekonomik të Parlamentit Evropian. BRUKSEL - Komisioni i Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Evropian shprehet pasdite lidhur me vlerësimin e kandidaturës së Islandës për anëtarësim në BE dhe voton disa rezoluta për Shqipërinë dhe Kosovën. BERLIN - Fjalim i kancelares Angela Merkel përpara asamblesë vjetore të dhomave të tregtisë dhe industrisë (DIHK) (12:00). KABUL - Ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin dhe kreu i kanalit televiziv France Televisions Patrick de Carolis vizitojnë Afganistanin për t'u informuar lidhur me fatin e dy gazetarëve të France 3 pengje të talebanëve që prej 30 dhjetorit. PEKIN - Ndjekje e situatës ndërkohë që Kina ka caktuar një kurs në rritje të juanit sot, me sa duket për të vazhduar në rrugën e angazhimeve të marra në fundjavë në favor të një vlere këmbimi më elastike. HELSINKI - Parlamenti zgjedh kryeministrin e ri që do të zëvendësojë Matti Vanhanen, i cili dha dorëheqjen dhe presidentja Tarja Halonen pritet ta miratojë këtë zgjedhje në mënyrë që kryeministri i ri të marrë zyrtarisht detyrën. JERUSALEM - Vizitë zyrtare e kancelarit austriak Werner Faymann. AMAN - Vizitë e presidentit të Autoritetit palestinez Mahmud Abas, i cili takohet me mbretin jordanez Abdallah II. /I.Pu.
KOMENTE