English

Botërori, sot ndeshjet vendimtare në Grupin B

Johanesburg, 22 Qershor, NOA – Kampionati Botëror “Afrika e Jugut 2010”, me 4 ndeshjet e tij të sotme zgjidh dilemat për fituesit e Grupit B, Greqi, Nigeri, Argjentinë dhe Kore e Jugut.

Kështu, Greqia dhe Argjentina do të ndeshen në kuadrin e garave të Grupit B, ku grekët duhet patjetër të fitojnë në mënyrë që të mos largohen nga Afrika e Jugut.

Ndërsa Nigeria pritet të ndeshet me Korenë e Jugut, ku duket se e para ka ende shpresa që të mos bëjnë gati valixhet dhe të largohet nga Afrika e Jugut.

n.e/NOA

KOMENTE