Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Mot I Paqendrueshem Dhe Det I Trazuar
English

Durres: Mot I Paqendrueshem Dhe Det I Trazuar

DURRES, 22 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Moti i paqëndrueshëm me reshje dhe shtërngata shiu ka përfshirë rajonin detar të Durrësit edhe sot në orët e para të mëngjesit, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Megjithë detin e trazuar me forcë 3-4 jashtë gjirit detar të Durrësit, tragetet e linjës Bari-Durrës po ankorohen pa probleme në kalatat e portit më të madh të vendit. Temperaturat e ajrit në mëngjes shënuan kuota të ulta deri në 11 gradë Celsius, ndërsa pritet që ato të normalizohen në mesditë. Përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë ka nisur që në orët e para të mëngjesit, shtuan burimet, sipas të cilave, nuk do të ketë shqetësime për trafikun e trageteve dhe anijeve në hyrje-dalje nga porti. /a.ke/
KOMENTE