Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan- Arrestohet Polici I Burgut Të Peqinit, Ishte Dënuar Nga Drejtësia Italiane
English

Elbasan- Arrestohet Polici I Burgut Të Peqinit, Ishte Dënuar Nga Drejtësia Italiane

ELBASAN, 22 Qershor/ATSH- Miranda Sadiku/- Një polic i Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin u arrestua mesditën e sotme nga policia e Elbasanit, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar atë në mungesë me 8 vjet burg për disa vepra penale të kryera gjatë periudhës 1991-2001 në shtetin fqinj. Gjatë një konference për shtyp zëdhënësja e policisë së qarkut, Valbona Begu, tha se "Dritan Maçi, 44 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Peqinit, aktualisht polic në burg, u arrestua në bazë të një vendimi të gjykatës së rrethit gjyqësor të Elbasanit, që ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg". 44 vjeçari Maçi, siç bëri të ditur zëdhënësja Begu, rezulton i dënuar në mungesë në Itali me 8 vjet për veprat penale të "trafikimit të të miturve me qëllim shfrytëzim prostuticioni", "shfrytëzim prostuticioni në rrethana rënduese" dhe "marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç", të kryera në Itali në periudhën e viteve 1999 - 2001. Pas njohjes së vendimit të dhënë nga Gjykata e Viçensës në Itali, vendim që ka marrë formë të prerë, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka vendosur ndaj shtetasit Dritan Maçi masën e sigurisë "arrest me burg", pasi këto vepra penale parashikohen nga kodet penale të të dy vendeve./s.s./
KOMENTE