Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Inspektorët E Padëshiruar: Një Paralajmërim Për Kreun E Iaea-S
English

Iran - Inspektorët E Padëshiruar: Një Paralajmërim Për Kreun E Iaea-S

TEHERAN, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Kërkesa e Teheranit për të zëvendësuar dy inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA, të vlerësuar si të njëanshëm është një paralajmërim për drejtorin e përgjithshëm të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore, Yukiya Amano, u shpreh sot shefi i diplomacisë iraniane Manushehr Motaki. "Ky veprim është një paralajmërim për Amanon në mënyrë që ai të ketë kujdes që inspektorët e IAEA-s, të mos shkelin rregullat e këtij institucioni ndërkombëtar", deklaroi Motaki i cituar nga agjencia zyrtare Irna. "Këta dy persona nuk kanë më të drejtë të vijnë në Iran sepse ata dhanë informacione të gënjeshtra dhe të pasakta dhe bënë publike më herët nga sa ishte parashikuar informacione zyrtare lidhur me programin bërthamor iranian", shtoi ai. Teherani njoftoi dje se i ka dhënë IAEA-s emrat e dy ekspertëve të ndaluar tashmë në Iran. Ata akuzohen se kanë dhënë informacione të gabuara lidhur me zhdukjen e materialit delikat në një objekt bërthamor dhe kanë bërë publike përmbajtjen e raportit të fundit të Agjencisë së OKB-së përpara publikimit të tijj zyrtar. Sipas disa burimeve të afërta me IAEA-n në Vjenë, shtetet anëtare kanë të drejtë të refuzojnë inspektorë dhe t'i kërkojnë Agjencisë të dërgojë të tjerë. Shtetet e Bashkuara dhe Franca e kritikuan vendimin e Iranit. /I.Pu.
KOMENTE