Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nju Jork, Rama: Internacionalja Socialiste na mbështet në betejën për transparencë
English

Nju Jork, Rama: Internacionalja Socialiste na mbështet në betejën për transparencë

Nju Jork, 22 qershor, NOA – “Këshilli i Internacionales Socialiste rikonfirmoi qëndrimin e Komitetit të Europës Juglindore, duke e mbështetur Partinë Socialiste dhe të gjithë opozitën shqiptare në përpjekjen e vet për transparencë”.

Kështu është shprehur lideri socialist Edi Rama, në forumin e lartë të Internacionales Socialiste që po mbahet në Nju Jork.

Rama rishtas e ka konsideruar transparencën një domosdoshmëri për një demokraci funksionale, për një parlament funksional, për një qeverisje funksionale, të një vendi i cili po troket në derën e Europës për t’u integruar tërësisht në familjen europiane.

Sipas Ramës, shqetësimi që kjo mungesë transparence është e shtrirë në të gjithë procesin qeverisës, e cila mbulon jo vetëm vërtetësinë e procesit zgjedhor, por mbulon edhe mëkatet që duhet të dalin përpara drejtësisë, mbulon edhe të dhënat dhe shifrat e ekonomisë, është një shqetësim në rritje i botës demokratike, një shqetësim që sipas kryesocialistit Edi Rama, është shprehur nga Internacionalia Socialiste dhe nga e gjithë familja socialiste dhe progresiste e botës mbarë.

Rama foli edhe për takimin me kryeministrin grek, Papandreu.

“Ishte kënaqësi dhe privilegj në këtë kohë që të ndaj këtë shqetësim edhe me Kryeministrin Papandreu, i cili e nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj krize përmes transparencës dhe kushtetueshmërisë, në mënyrë që Shqipëria të nxitojë përpara dhe të mos ngadalësojë procesin e vet të integrimit europian.”

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shoqërohet në punimet e Këshillit të IS nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade dhe nga Sekretari i Grupit të deputetëve, Taulant Balla.

mit/NOA

KOMENTE