Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytje/Kinë - Më Shumë Se 12 Mijë Persona Rrezikohen Nga Çarja E Një Dige
English

Përmbytje/Kinë - Më Shumë Se 12 Mijë Persona Rrezikohen Nga Çarja E Një Dige

- Të paktën 199 viktima nga përmbytjet në qendër dhe jug të vendit PEKIN, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Ekipet kineze të shpëtimit po përpiqen sot të shpëtojnë rreth 12 mijë banorë që rrezikohen nga shembja e një dige në provincën Jiangxi, në jug të vendit, që është shumë e dëmtuar nga përmbytjet e mëdha që kanë shkaktuar 199 të vdekur dhe mbi 123 të zhdukur në rajonet qendrore dhe jugore të vendit, sipas Ministrisë së Çështjeve Civile. Ekipet e shpëtimit kanë realizuar deri tani evakuimin e 68 mijë banorëve nga zonat përreth digës 'Changkai'. Por niveli ujit në digë ka kaluar në pika kritike dhe rrezikon sigurinë i mijëra personave, sipas qendrës së provincës për kontrollin të përmbytjeve. Televizioni publik ka transmetuar pamje filmike nga operacionet e shpëtimit në Jiangxi. Në këtë provincë, më tepër se 10 mijë ushtarë dhe civilë janë mobilizuar, pas një çarjeje të digës, për operacione shpëtimit që aktualisht janë ngadalësuar nga përmbytja e rrugëve lidhëse./ /i.p/
KOMENTE