Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prefekti Kruja Kërkon Ngrirjen E Buxhetit Të Bashkisë Së Tiranës
English

Prefekti Kruja Kërkon Ngrirjen E Buxhetit Të Bashkisë Së Tiranës

TIRANË, 22 Qershor/ ATSH- Gjergji Mima/. - Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i kërkoi sot qeverisë dhe ministrisë së Financave të ngrijnë çdo lloj buxheti të bashkisë së Tiranës në Thesarin e Shtetit. Kruja tha sot në një konferencë për shtyp, se "është i detyruar të bëjë një thirrje të tillë për shkak se bashkia e Tiranës ka refuzuar që Prefektura, në bashkëpunim me ministrinë e Financave, të bëjë një auditim përsa i përket përdorimit të fondit të veçantë për vitin 2009". Sipas Prefektit Kruja, kontrolli i të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të pavarur dhe të veçantë në komuna dhe bashki e rrethe jo më pak se një herë në vit është një e drejtë ligjore e institucionit të Prefektit, e rregulluar dhe me vendim gjykate. Prefekti ka sqaruar se kontrolli nga Prefektura do të ushtrohet vetëm për anën financiare, pa përfshirë anët e tjera të veprimtarisë së subjektit vendor. "Në datë 14 qershor 2010 Prefektura e Tiranës i ka nisur një letër bashkisë së Tiranës, ku ka kërkuar të bëjë një audit në lidhje me fondin e veçantë të Bashkisë, por përgjigja e saj ka qenë negative, prandaj Prefektura kërkon nga qeveria dhe ministria e Financave bllokimin e buxhetit të bashkisë deri sa të bëhet auditi për fondin e veçantë, ashtu siç e kërkon ligji", tha Prefekti Kruja./s.s./
KOMENTE