Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi A, Franca Largohet Nga Botërori, Afrika E Jugut E Mbyll Me Fitore
English

Sport-Botëror/ Grupi A, Franca Largohet Nga Botërori, Afrika E Jugut E Mbyll Me Fitore

TIRANË, 22 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Franca është skuadra e parë e madhe që largohet nga ky botëror, duke marrë me vete një mal me kritika dhe rezultate zhgenjyese. "Gjelat" e Domenech nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë në dobi të tyre fitoren 1-0 të Uruguajit ndaj Meksikës, duke i dhënë lamtumirën kompeticionit në mënyrën më të keqe. Blutë u mundën në ndeshjen e fundit kundër Afrikës së Jugut me rezultatin 2-1 ku autori i vetëm i golit për Francën në këtë botëror është Malouda. Gjithçka nisi keq për nënkampionët e botës, të cilët e nisën takimin pa shumë dëshirë për të fituar. Situata u komplikua edhe më shumë kur Gourcouff doli me karton të kuq në minutën e 26-të. Kjo u krijoi më shumë hapësira vendasve, të cilët realizuan dy gola me Khumalo dhe Mphela në pjesën e parë, duke shpresuar në një kualifikim të mundshëm. Por 45 minutëshin e dytë kombëtarja franceze shënoi golin e vetëm të këtij botërori, duke u larguar pa lënë asnjë shenjë dhe shumë zhgënjim. Grupi A Afrika e Jugut - Francë 2-1 Shënues: Khumalo 20', Mphela 36'/Malouda 69' /s.s./
KOMENTE