English

Transferimi I Studimeve, Ut Nis Procedurat

TIRANË, 22 Qershor/ATSH/- Nisin procedurat e transferimit të studimeve nga një universitet tjetër në fakultetet e Universitetit të Tiranës (UT). Ky universitet bëri të ditur sot se studentët e interesuar për transferim të degës së studimeve duhet të paraqesin në rektoratin e UT-së nga data 27 gusht deri më 18 shtator 2010, dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentet që kërkohen janë: kërkesa për transferim, përmbajtja e planit dhe programit të studimit, lista e lëndëve, krediteve, kopje e noterizuar e indeksit të notave, kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme, fotokopje të Kartës së Indentitetit dhe mandate i arkëtimit./e.gj//a.ke/
KOMENTE