English

U furnizua me hekur dhe çimento po nuk pagoi detyrimin, firma denoncon në polici

Krujë, 22 Qershor, NOA – Ka marrë furnizim në hekur e çimento që para dy viteve me një vlere totale prej 30 milionë lekësh, për të cilat ka paguar vetëm 8.000 euro dhe ka deklaruar se pjesën tjetër do ta sillte brenda dy ditëve, por realisht ende nuk ka shlyer pjesën e mbetur të detyrimit.

Për një fakt të tillë, firma që i shiti materialin është detyruar ta denoncojë blerësin e saj në polici, kjo edhe pasi pas tentativës për ta kontaktuar, drejtuesit e firmës nuk kanë mundur ta takojnë, gjë e cila duket se ka shtuar së tepërmi shqetësimin e tyre.

Fjala është për 56-vjeçarin me emrin Gëzim Nezha, lindur e banues në Lushnjë, i paraqitur si përfaqësues i firmës “Nezha sh.p.k.” me qendër në këtë qytet.

Denoncimi ndaj tij është bërë nga shefi i financës së kompanisë “Shijaku sh.p.k”, me qendër në Fushë-Krujë, i cili ka kontraktuar edhe shitjen e mallit të lartpërmendur ndaj tij.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore, ndërsa materialet proceduriale per veprën penale të “Mashtrimi”-t, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE