Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaferri: Mtkrs Angazhim Për Rritjen E Masivizimin Sportit Në Vend
English

Xhaferri: Mtkrs Angazhim Për Rritjen E Masivizimin Sportit Në Vend

- Gjatë takimit me Sergei Bubkën, ministri Xhaferri premtoi marrjen përsipër të organizmit të Kampionatit Botëror të "Vrapimit Malor" në 2011 -. TIRANË, 22 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima / - Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri zhvilloi sot takimin në zyrën e tij me zv/presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) dhe rekordmenin në kërcimin me shkop, Sergei Bubka. Ministri Xhaferaj cilësoi se, politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e sportit synojnë të orientojnë ushtrimin e veprimtarisë sportive, si për sportin profesionist, dhe për jetesë në mënyrë të shëndetshme të vlefshme për të gjithë grupmoshat e popullsisë në zonat urbane dhe rurale, të vejë në lëvizje gjithë asetet sportive, publike e private, duke nxitur maksimizimin e vlefshmërisë dhe kontributit të tyre në mirëqënien sociale dhe ekonomike në nivel rajonal e më pas, kombëtar. Xhaferri theksoi angazhimin që MTKRS ka treguar për programin e zhvillimit sportiv, që startoi me krijimin e një pakete aktesh nënligjore, bazuar në Ligjin aktual "Për Sportin", në shërbim të cilësisë sportive me synim nxitjen dhe motivimin e sportistëve elitarë. "Deri në vitin 2005 çdo sportist që arrinte rezultate të nivelit europian dhe botëror shpërblehej mbi bazën e « dëshirës së mirë ose jo" të drejtuesve të lartë të sportit e të qeverisë apo dhe « buxhetit » në dispozicion. Por me propozim të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me VKM, Nr.305, datë 24.05.2006, janë përcaktuar kriteret për nivelin e lartë sportiv dhe mënyra e shpërblimit të sportistëve që arrijnë këto nivele", u shpreh Xhaferri. Tjetër pikë diskutimi e takimit mes Xhaferrit dhe Bubkës ishin federatat e tjera sportive që janë krijuar dhe ndihmojnë zhvillimin sporteve të aventurës, turizmit sportiv malor dhe detar, si janë zhytjet, vozitjet me vela dhe ngjitjet malore. Në Shqipëri janë organizuar në bashkëpunim me zyrat e USAID dhe PNUD në Tiranë, veprimtari sportive promovuese dhe në dobi të shëndetit, projekte me synim luftën kundër varfërisë; HIV/AIDS, veprimtari kundër traumave sociale; promovim të barazisë gjinore; përfshirjes sociale në veprimtari me Qendrën Don Bosko në Tiranë me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në nevojë. Është rritur numri i sallave sportive dhe të fitnesit, sidomos pranë dhe në dobi të komunitetit ku ushtrohet kujdes dhe mbikqyrje nga mjekë sportive të licensuar për të mos përdorur apo rekomanduar mbi ushtruesit e aktivitetit sportiv medikamente me veprim të shpejtë por të dëmshëm për shëndetin. Kandidimi i Federatës Shqiptare të Atletikës për të marrë përsipër organizmin e Kampionatit Botëror të "Vrapimit Malor" në 2011 ishte dhe premtimi i Ministrit Xhaferri ku mendohet të marin pjesë 220 shtete./n.m/
KOMENTE