English

Afganistan - Karzai: Zëvendësimi I Mcchrystal Nuk Kontribuon Në Zgjidhjen E Konfliktit

KABUL, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Zëvendësimi i komandantit të forcave të NATO-s në Afganistan, gjeneralit amerikan, Stanley McChrystal, nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit, sipas presidentit afgan Hamid Karzai, i cili citohej nga zëdhënësi i tij. "Presidenti beson që ndodhemi në një situatë të vështirë me partnerët tanë, në luftën tonë kundër terrorizmit dhe se që një zëvendësim në këto momente nuk do të kontribuonte në zgjidhjen e konfliktit në vazhdim'', deklaroi Waheed Omar, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Kabul. Presidenti Karzai zhvilloi dje bisedime përmes një videokonference me presidentin amerikan, Barack Obama, theksoi zëdhënësi./ /i.p/
KOMENTE