Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Për Ditën E Mërkurë, 23 Qershor
English

Axhenda Për Ditën E Mërkurë, 23 Qershor

Ora 09.00-Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizojnë workshopin "Trajtimi i Mbetjeve Spitalore: prioritet i Shqipërisë". Ora 10:00 -Komisioni i Ekonomisë shqyrton p/ligjin "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin", ndërsa komisioni për Sigurinë Kombëtare ka në rend dite seancë dëgjimore me Kryetarin e SHISH-it mbi aktivitetin e këtij shërbimi. Ora 11:00 -Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Ora 11.00 - Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese shqyrton projektligjin "Për ratifikimin e Protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë". Ora 12.00 - Në Teatrin e Metropolit do të zhvillohet një konferencë për shtyp për premieren me të re "Më e vërtetë se e vërteta". Ora 17.00 - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, pret në takim ministrin e Brendshëm austriak. Pas takimit të dy ministrat e Brendshëm do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. KORÇE: Në datën 23-24 qershor zhvillohet në Voskopojë një aktivitet promovues mbi vlerat agroturistike dhe të trashëgimisë kulturore të zonës, ku prej 2007 po zbatohet një projekt i delegacionit të Bashkimit Europian per Zhvillim te Integruar e Afatgjate. Partnere të projektit janë pala franceze, Shoqata FERT dhe komuna Voskopojë, që përfshin tri fusha të rëndësishme:Turizmin, Bujqësine dhe Trashëgiminë kulturore. Në 23 qershor bëhet çelja e aktiviteteve promovuese në orën 12.00, ndërsa më 24 qershor, ora 09.00 organizohet çelja e Panairit "Voskopoja ju Mirëpret". KOSOVË: Ora 12:00 - Zhvillohet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
KOMENTE