Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rezoluta E Pe- Së Për Heqjen E Vizave, Votë Historike Për Qytetarët Shqiptarë
English

Berisha: Rezoluta E Pe- Së Për Heqjen E Vizave, Votë Historike Për Qytetarët Shqiptarë

- Kryeministri përshëndet votimin në Komisionin e Jashtëm të PE-së të rezolutës për heqjen e vizave për Shqipërinë - TIRANË, 23 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha e konsideroi votë historike për vendin, miratimin e rezolutës për heqjen e vizave për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, të mërkurën në Strasburg. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kreu i Qeverisë përshëndeti vendimin e Komisionit të Jashtëm të PE-së, i cili votoi me 59 vota pro dhe 1 kundër rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë. "Dua të shpreh mirënjohjen e thellë për votëbesimin e shkëlqyer që dëshmuan parlamentarët europianë ndaj qytetarëve shqiptarë. I siguroj ata se qeveria po punon me intensitet dhe seriozitetin më të madh për të plotësuar dhe 3 rekomandimet e rëndësishme të KE-së, të njoftuara nga Komisionerja Malstrom", tha Kryeministri. Dita e sotme shënon një arritje madhore në procesin e heqjes të vizave, tha Kryeministri Berisha, duke kujtuar se "sipas Traktatit të Lisbonës, Parlamenti Europian ka një zë përcaktues në këtë proces". Vota e sotme në PE ishte vlerësim i ndershëm dhe miqësor i të gjitha përpjekjeve të kësaj qeverie, tha Kryeministri Berisha, ndërsa vuri në dukje punën e institucioneve të vendit për të shndërruar në realitet të gjitha kërkesat e Udhërrëfyesit të KE-së për heqjen e vizave. Spas tij, "reformat e thella zhdukën çdo lloj hezitimi për t'u dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë në hapësirën e BE-së qytetarëve shqiptarë". "Këto vendime vijnë si një vlerësim i seriozitetit të madh me të cilin ne kemi trajtuar këtë çështje, duke qenë të bindur se çdo reformë, çdo çmim apo ligj, ishte i dobishëm dhe i domosdoshëm për t'u garantuar qytetarëve shqiptarë një dimension të ri në lirinë e lëvizjes", tha Berisha. Duke e konsideruar këtë një proces të pandalshëm, Kryeministri Berisha informoi se "gjatë muajit korrik vijnë në Shqipëri përfaqësuesit e Komisionit Europian për të konstatuar seriozitetin e qeverisë në përmbushjen e kritereve". Kryeministri informoi se është bërë një punë intensive për miratimin e Strategjisë për ri-integrimin e personave. Miratimi i kësaj Strategjie, sipas tij, "ka ardhur si rezultat i konsultimeve të gjera". Gjithashtu, Kryeministri informoi se "janë konsoliduar stafet në disa sektorë me rëndësi të veçantë për heqjen e vizave, ndërsa në ministrinë e Brendshme është bërë rialokimi i të gjitha burimeve njerëzore dhe financiare". Qeveria, tha Berisha, "ka trajtuar me seriozitetin më të madh 3 rekomandimet e KE-së. "Lufta me vendosmëri për zbatimin e ligjit të konfiskimit të pasurive të krimit të organizuar po njeh nivele të reja", tha ai. Sipas Kreut të Qeverisë, "reformat e ndërmarra dhe serioziteti në zbatimin e tyre bënë që procesi i heqjes së vizave të bëhet një proces i pandalshëm dhe i parikthyeshëm"./s.s./
KOMENTE