English

Botërori, kualifikohen Anglia dhe SHBA

Johanesburg, 23 qershor 2010 – Anglia dhe Shtetet e Bahskuara të Amerikës janë dy ekipet e radhës të cilat kualifikohen për në fazën e re të kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, falë fitores së njëjtë, me rezultatet 1-0 respektivisht përballë skuadrës së Sllovenisë dhe Algjerisë.

Ndërkaq, lojtarët e këtyre dy ekipeve të fundit duhet të bëjnë gati valixhet për t’u larguar nga Afrika e Jugut, pasi nuk mundën që të kualifikohen dot për në fazën e re.

Në këtë mënyrë, janë fashitur të gjitha dilemat që ekzistonin deri tani për grupin C të Botërorit, ku nga 4 skuadrat SHBA, Angli, Slloveni dhe Algjeri, vetëm dy të parat mund të ecin para me garën për të realizuar ëndrrën e Kupës së Botës.

Ndërkaq, janë zbardhur edhe enigmat e Grupit A dhe atij B, ku respektivisht katër skuadrat e kualifikuara prej tyre për fazën e tyre të kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010” janë Meksikë, Uruguaj dhe Argjentinë, Kore e Jugut.

I bie që ndeshjet e ardhshme të jenë konkretisht Meksikë-Argjentinë dhe Uruguaj- Kore e Jugut.

n.e/NOA

KOMENTE