English

Durrës: Vranësira Dhe Mot I Paqëndrueshëm Në Gjirin Detar

DURRËS, 23 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Rajoni detar i Durrësit do të vazhdojë të jetë edhe sot nën ndikimin e fushave me presion atmosferik të ulët dhe moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale, pritet të karakterizojë ditën e mërkurë, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Që nga pasditja e së shtunës moti i paqëndrueshëm, me reshje dhe shtrëngata shiu, ka përfshirë rajonin detar të Durrësit, ndërsa temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm nën mesataren stinore. Ndërkohë, kushtet detare janë përmirësuar, thanë burimet e mësipërme, sipas të cilave, tragetet e linjës Bari-Durrës po ankorohen pa probleme në kalatat e portit më të madh të vendit. Përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë ka nisur që në orët e para të mëngjesit, shtuan burimet, sipas të cilave, nuk do të ketë shqetësime për trafikun e trageteve dhe anijeve në hyrje-dalje nga porti./s.s./
KOMENTE