English

Ekon - Brukseli: Kriza E Gazit Një Sulm Kundër Gjithë Bashkimit Evropian

BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian theksoi sot se reduktimi i livrimit të gazit rus në Lituani përbën një sulm kundër gjithë Bashkimit Evropian dhe i kërkoi Bjellorusisë dhe Rusisë të zgjidhin në ditët që do të vijnë mosmarrëveshjet e tyre. "Nuk është problem për një vend të vetëm, por është një sulm kundër gjithë Bashkimit Evropian", deklaroi komisioneri për Energjinë, gjermani Gunter Oettinger, në një konferencë shtypi. ''Livrimet e gazit në Lituani dhe në enklavën ruse të Kalingradit drejt Bjellorusisë janë reduktuar më shumë se 40 për qind'', njoftoi PDG e kompanisë kombëtare lituaneze të gazit pas krizës mes Moskës dhe Minskut. Komisoneri evropian kërkoi respektim të kontratave nga dy vendet. ''Problemet e tyre nuk duhet të behen problem dhe për ne'', theksoi ai duke shtuar se mosmarrëveshjet financiare mund të zgjidhen dhe në ditët e ardhshme./ /ec/ a.jor.
KOMENTE