Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Euro në krizë
English

Euro në krizë

Vendet e eurozonës kanë të njëjtën monedhë, por nuk kanë asnjë lloj kontrolli ndaj buxheteve apo shpenzimeve të secilit vend. Por, jo të gjithë janë kaq pesimistë sa i përket të ardhmes së euros dhe të BE-së

Nga Sonia Pace*

Valuta euro, e cila përdoret në Europë që prej 10 vjetësh, është në krizë të rëndë. Disa vende anëtare të eurozonës përballen me borxhe masive, ndërkohë që vende të tjera anëtare janë detyruar të garantojnë ndihma financiare për ta parandaluar dështimin e monedhës si dhe për t’i dhënë fuqi vlerës së saj. Gjiganti i ekonomisë europiane, Gjermania, ka dhënë pjesën më të madhe të huave, por gjermanët nuk janë të kënaqur që janë detyruar të ndihmojnë ato vende, të cilat i konsiderojnë si shpenzuese të mëdha, si për shembull Greqia. Disa analistë dyshojnë në qëndrueshmërinë afatgjatë të euros. Re të dendura stuhie kanë mbuluar Europën dhe as vendet me ekonomitë më të fuqishme nuk përjashtohen nga ky rrezik. Gjermania ka paraqitur një plan me masat më shtrënguese ekonomike që prej Luftës së Dytë Botërore, me synimin për të ulur borxhin publik në nivelet e caktuara nga BE-ja, duke shpresuar që edhe vende të tjera të bëjnë të njëjtën gjë, e si rrjedhojë të rivendoset qëndrueshmëria e euros. Artur Fisher, drejtor i Bursës së Berlinit, thotë se hapat e Gjermanisë kanë qetësuar tregjet. "Investitorët e shitjeve me pakicë e kuptojnë se janë marrë masa shumë serioze. Investitorët profesionalë e kuptojnë mirë se ajo që po ndodh tani është e rëndësishme dhe se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”. Vështirësitë financiare të Qeverisë greke, që e çuan atë gati në prag të dështimit për të paguar borxhet, shkaktuan krizën e madhe. Gjermania pranoi të kontribuonte në paketën që iu ofrua Greqisë për të mbuluar borxhin e madh ekonomik, por në shkëmbim Greqisë iu kërkua të zbatonte masa të rrepta ekonomike, që nxitën protesta nëpër rrugë. Paketa nuk u prit mirë as nga gjermanët, të cilët u ndjenë sikur po ndihmonin një vend i cili ishte treguar i pakujdesshëm dhe thjesht kishte shpenzuar shumë më tepër nga ç’mund të përballonte. Sipas Fisher, kjo nuk e vërtetë: "Le të themi se Greqia lejohet të falimentojë. Vendet nga të cilët Greqia ka marrë hua do të pësojnë humbje. Kush i ka dhënë këto kredi? Shumë prej tyre janë dhënë nga bankat gjermane”. Që atëherë, ekonomitë e fuqishme të Europës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë veçuar një plan emergjent për huadhënie, me vlerë prej një miliardë dollarësh, për të ndihmuar ekonomitë e tjera europiane që mund të përballen me vështirësi. Kjo e shqetëson Michael Sturmer, historian dhe korrespondent i çështjeve politike për gazetën gjermane Die Welt. Ai është i shqetësuar për qëndrueshmërinë afatgjatë të euros. "Disa nga partnerët më të fuqishëm, të kryesuar nga Gjermania, mund të thonë se janë ngopur me këtë situatë dhe duhet të përpiqen të shpëtojnë veten para se t’i ndihmojnë të tjerët. Ato mund të kërkojnë të anulojnë anëtarësimin, të shkëputen dhe të krijojnë një lloj blloku më të fuqishëm europiano-verior. Sigurisht pjesa jugore e eurozonës do të shkatërrohej ekonomikisht”. Shumë analistë vënë në dukje të metat strukturore të euros, duke theksuar se vendet e eurozonës kanë të njëjtën monedhë, por nuk kanë asnjë lloj kontrolli ndaj buxheteve apo shpenzimeve të secilit vend. Por jo të gjithë janë kaq pesimistë, sa i përket të ardhmes së euros dhe të BE-së. "Ajo që po kalojmë tani ishte parashikuar prej kohësh, kur u krijua euroja dhe eurozona, sepse kemi të bëjmë me ekonomi të ndryshme. Realiteti i botës së sotme është se pak vende janë shumë të forta dhe të tjerat janë të dobëta ekonomikisht. Prandaj ne përpiqemi t’i ndihmojmë ato, por ndoshta në të ardhmen mund të ndodhë e kundërta”, shtoi Sturmer. Euroja përballet me vështirësi dhe përderisa disa parashikojnë dështimin e saj, të tjerët besojnë se monedha e përbashkët dhe lidhjet politike të Europës kanë sjellë përfitime për shumë popuj, prandaj ajo nuk duhet të rrezikohet.

(*) VOA

KOMENTE