Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata E Korçës: Arrest Ne Shtepi Për Dy Zyrtarët E Dyshuar Për Korrupsion
English

Gjykata E Korçës: "Arrest Ne Shtepi" Për Dy Zyrtarët E Dyshuar Për Korrupsion

KORÇË, 23 Qershor/ATSH- Behar Fejzulla/ . - Gjykata e rrethit të Korçës caktoi sot masën e sigurisë së "Arrestit në shtëpi" për kancelarin e kësaj gjykate, Shkëlqim Kajmaku dhe shefin e personelit të Burgut të Korçës, Arben Hoxha, të cilët akuzohen për "Korrupsion". Në seancën e zhvilluar sot për vlerësimin e masës së arrestit ndaj tyre, përfaqësuesi i prokurorisë së Korçës, Elison Sadiku, kërkoi masën e "Burgimit pa afat" ndaj dy të pandehurve. Por, kërkesa e tij nuk u miratua nga gjyqtarja Miljana Muça, e cila caktoi një masë më të lehtë sigurie, atë të "Arrestit në shtëpi" ndaj tyre. Kancelari i Gjykatës së Korçës, Shkëlqim Kajmaku dhe shefi i personelit të Burgut në Korçë, Arben Hoxha, u arrestuan para tre ditësh me akuzën e "Korrupsionit pasiv nga punonjës që ushtrojnë funksione publike, të kryer në bashkëpunim". Ata akuzohen se i kanë marrë një shtetasi një shumë prej 500 mijë lekë të reja në këmbim të nxjerrjes së një vendimi gjyqësor, vendim të cilin e kishte nxjerrë kancelari i Gjykatës, Kajmaku. Forcat e policisë i sekuestruan dy të dyshuarve shumën e parave. /a.m//a.ke/
KOMENTE