English

Harrohet amnistia fiskale

Tiranë, 23 qershor, NOA/Rajmonda Lajthia - Në një kohë që biznesi ka nevojë për lehtësira fiskale, njëra prej të cilave do të ishte zbatimi i amnistisë fiskale, ministria e financave duket se e ka “harruar” një nisëm të tillë.

Edhe pse u debatua gjatë mes ekspertëve dhe biznesit, ky projekt-ide nuk po gjen konkretizim në letër.

Nga ministria e financave nuk ka asnjë draft konkret se çfarë skeme do të aplikohet.

Në një dalje të fundit publike ministri Ridvan Bode është shprehur se është pro kësaj ideje, por sipas tij, nevojitet një konsensus më i gjerë dhe nuk mund të trajtohet thjesht një nisëm e financave.

Duke ju referuar ministrit, aminsitia do të ishte në interes jo vetëm të biznesit, por edhe të qytetarëve. Zbatimi I një projekti të tillë shoqërohet me shumë dyshim nga biznesi i ndershëm por edhe nga ekonomistët.

Në se do të kryhet amnisti, ky fakt do të dekurajonte biznesin e ndershëm, i cili për vite me radhë ka paguar taksat dhe tatimet ndaj shtetit në mënyrë të rregullt.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër kësaj ideje.

Ky institucion i kërkoi qeverisë shqiptare që përpara se të mendojë për nisma të tilla, është më mirë të mirëadministrojë sistemin fiskal me synim reduktimin e evazionit dhe informalitetit në ekonomi.

r.l./NOA
KOMENTE