Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Histori/ Elbasan, Ansambli Isuf Myzri , Ruajtës I Origjinalitetit Dhe Stilit Unik
English

Histori/ Elbasan, Ansambli "Isuf Myzri", Ruajtës I Origjinalitetit Dhe Stilit Unik

ELBASAN, 22 qershor /ATSH-Miranda Sadiku/-Kanë kaluar mbi 30 vjet nga krijimi i ansamblit të këngës popullore "Isuf Myzyri". Tashmë, audienca dhe interpetimet live të ansamblit i kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Suksesi dhe talenti interpretues i këtij grupi ia kanë rritur prestigjin dhe famën e krijuesit të folkut popullor, Artistit të Popullit Isuf Myzyri, i cili hodhi bazat e para të traditës së muzikës popullore qytetare të Shqipërisë së Mesme, dhe i fali origjinalitetin dhe stilin unik. - 31 vjet Ansambël i Këngës dhe Valles Popullore- Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore "Isuf Myzyri" u krijua në tetor të vitit 1979. Ansambli ruajti stilin e orkestrës së Isuf Myzyrit, që e krijoi në vitin 1905. Ndryshe nga orkestrina e tij që luante në sheshe, dasma, festa si dhe pika turistike, ansambli zgjeroi gjeografinë në të gjithë vendet e Shqipërisë, dhe pas viteve '90 edhe në Europë e gjetkë. Etnologu Thanas Meksi pohon se "kjo orkestër ishte hap i rëndësishëm në vitin 1979, sepse trajtonte këngët e mirëfillta elbasanase. Ansambli përbëhej nga krijuesit, interpretuesit e njohësit më të spikatur të këngës e valles popullore elbasanase". Repertori i tij është i larmishëm me gamë të gjerë folklorike, me këngë qytetare elbasanase, këngë të Shqipërisë së Mesme, ndërsa së fundmi në repertor ka edhe këngë dibrane, valle të Shqipërisë së Mesme, Jugut e Veriut. Në këtë ansambël dhanë ndihmesën koreografët më me zë në Shqipëri. "Me profesionalizëm në interpretim, origjinalitet e frymë kombëtare në krijime, Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Isuf Myzyri" u rrit shumë brenda e jashtë vendit. Është fituesi i disa çmimeve dhe është dekoruar me urdhërin "Naim Frashëri" klasi i III -të. Pjesëmarrës ndër vite në ansambël janë muzikantë e këngëtarë si Zeliha Sina, Zina Zdrava, Suzana Qatipi, Vëllezërit Zena, Albert Tafani etj. Kompozitori Klement Marku deklaron se "Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore "Isuf Myzyri" është një informacion instrumental vokal, e koreografik. Me fillimet e veta në vitin 1979 u ngrit si rezultat i pasionit të artistëve për t'u marrë seriozisht dhe profesionalisht me traditën kaq të bukur të këngëve dhe valleve të Elbasanit, që deri atëherë në mënyrë sporadike trajtoheshin në mënyrë jo profesionale". Por, me kalimin e viteveartistë të rinj si violinisti Zeqir Sulkuqi, kompozitorit Klement Marku, fizarmonicistit Sopot Serica dhe baza koreografike e mjeshtrit të atyre viteve Skënder Vërçani, por dhe prezenca e këngëtarëve të shquar Elbasanas Mustafa Mehja, Mehdi Zena, Albert Tafani, Suzana Qatipi, etj, i dhanë një mbështetje shpirtërore ansamblit, që së bashku me etnologun Thanas Meksi, bënë të mundur krijimin dhe spikatjen e këtij Ansambli, që edhe në këto ditë vlerësohet nga artëdashësit elbasanas, por edhe mbarë Shqipërisë. Trupa e ansamblit përbëhet nga grupi vokal, orkestrina popullore, grupi i valleve dhe këngëtarët më të mirë të qytetit. Që në shfaqjen e parë të tij në 1979, ai u bë ndër ansamblet më të kërkuara nga publiku shqiptar. Realizoi shumë koncerte, duke u filmuar e incizuar nga radioja e televizioni. Arriti sukses brenda e jashtë vendit. Ka qenë disa herë i ftuar në Tetovë, Gostivar, Shkup, Dibër të Republikës së Maqedonisë (në vitin 1980), në Bursa të Turqisë (në vitin 1984) Rumani e Greqi. Një vit më parë ansambli u vlerësua me çmimin e parë si për grupin më të mirë, ashtu edhe për këngëtarin më të mirë, në festivalin e 9- të Këngës Tipologjik Popullore Qytetare Shqiptare, në qytetin e Shkodrës. Ansambli në repertorin e tij ruan performancën e tingëllimeve të vjetra në planin vokal dhe shoqërimin orkestral nëpërmjet instrumenteve si violina, lahuta, darja, të përdorura kaq shumë në shekullin e XX - të./ch/
KOMENTE