Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Integrimi Evropian, Rruga E Vetme Për Forcimin E Stabilitetit, Sigurisë Dhe Marrëdhëniet E Fqinjësisë Së Mirë
English

Integrimi Evropian, Rruga E Vetme Për Forcimin E Stabilitetit, Sigurisë Dhe Marrëdhëniet E Fqinjësisë Së Mirë

-Thekson Presidenti Topi në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) në Stamboll - TIRANE, 23 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, theksoi sot në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) në Stamboll, se integrimi evropian mbetet rruga e vetme për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon. "Shqipëria vazhdon të mendojë se integrimi evropian mbetet jo vetëm rruga e vetme e jona për të siguruar qëllimet, për të cilat ne u mblodhëm dhe krijuam këtë strukturë, forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zhvillimin ekonomik dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar e terrorizmit, por edhe perspektivën më të qartë për një të ardhme më të mirë për popujt dhe vendet tona", tha Presidenti Topi. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se duke folur për hapat e hedhura nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian, Presidenti Topi tha se "Shqipëria ndodhet sot në një moment historik të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në NATO i kontribuoi dhe natyrshëm shpejtoi hapat e integrimit të tij evropian. Ka pak më shumë se një vit që Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ka hyrë në fuqi dhe vendimi për statusin e vendit kandidatit mbetet pritshmëri shumë e afërt e paraprirë nga një vendim po aq historik, liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian". Presidenti vlerësoi se Shqipëria është sot një vend i rëndësishëm dhe strategjik për të siguruar, garantuar dhe shtrirë frymën e bashkëpunimit, paqes dhe dialogut në Evropën Juglindore, në Mesdhe dhe më gjerë. Politika jonë e jashtme, vuri në dukje ai, mbetet e angazhuar në rritjen e këtij roli për të garantuar stabilitetin politik të rajonit si domosdoshmëri e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies të qytetarëve tanë. Në këtë kontekst, Presidenti Topi shprehu mbështetjen për "përpjekjet e përbashkëta që do të lehtësonin lëvizjen e lirë të qytetarë tanë, që do të krijonin për ta një hapësirë ekonomike rajonale pa barriera penguese për shkëmbimet tregtare e sidomos të elitave intelektuale e kulturore, që do të ndihmonin njohjen e ndërsjellët të tyre për të lënë mbrapa paragjykimet që i kanë shoqëruar ata gjatë historisë së vendeve tona". Duke folur për përfshirjen e Kosovës në procesin e bashkëpunimit rajonal, Presidenti Topi tha se "Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë përfshirjen, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në nismat tona rajonale dhe ato shumëpalëshe, si dhe proceset integruese të saj dhe të të gjitha vendeve të rajonit për t'u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian"./s.s./
KOMENTE