Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Salehi: Disponojmë 17 Kg Uranium Të Pasuruar Në 20 Për Qind
English

Iran - Salehi: Disponojmë 17 Kg Uranium Të Pasuruar Në 20 Për Qind

TEHERAN, 23 qershor /ATSH-ANSA/ - Irani ka prodhuar deri sot "më shumë se 17 kilogramë uranium të pasuruar deri në 20 për qind dhe ka kapacitetin për të vazhduar prodhimin e pesë kilogramëve në muaj", deklaroi sot shefi i Organizatës iraniane për energjinë bërthamore, Ali Akbar Salehi, cituar nga agjencia ISNA. Statistikat e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), që daton në fillim të prillit, flet për 5.7 kilogram uranium të pasuruar në 20 për qind që Iran ka prodhuar që prej muajit shkurt. Salehi deklaroi se uraniumi i pasuruar do të përdoret për të vënë në punë një reaktor me qëllime mjekësore në Teheran. Por komuniteti ndërkombëtar druhet se Irani do ta përdorë uraniumin e pasuruar për prodhimin e bombës bërthamore, çka Teherani e ka mohuar vazhdimisht. /e.v/
KOMENTE